Vazhdojnë punimet në ndërtimin e kanalit të kullimit të tokave bujqësore nga Rahoveci deri në Fortesë. Është kryer një hap i rëndësishëm, pasi është përfunduar betonimi i urës së tretë nga gjithsej 6, të cilat janë të planifikuara me këtë projekt. Momentalisht, punimet vazhdojnë në ndërtimin e bazës dhe skarpateve të kanalit, duke i dhënë këtij projekti një formë të dukshme dhe funksionale. Është e rëndësishme të theksohet se ky projekt financohet nga Komuna e Rahovecit dhe vlera e tij është 2 milion e 389 mijë Euro. Ndërtime të tilla janë thelbësore për të inkurajuar prodhimin bujqësor, zvogëlimin e rrezikut nga përmbytjet, mbrojtjen e tokave nga erozioni si dhe lehtësimin e qasjes së fermerëve në tokat e tyre.