Vazhdojnë punimet në projekte të ndryshme në komunën e Kaçanikut

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi me bashkëpunëtorë, ka vizituar vendpunishten në ndërtimin e trotuarit për këmbësor në Lagjen Dushkajë dhe ndriçimit publik në disa lagje të qytetit. Me këtë rast Kryetari Ilazi konfirmoi se punimet janë duke vazhduar sipas të gjitha planifikimeve dhe sipas standardeve të parapara. Kryetari Ilazi tha se këto dy projekte janë të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve të kësaj ane dhe do të rrisin sigurinë në rrugë. Edhe banorët u shprehën të kënaqur për këto projekte, të cilat do të ndikojnë në sigurinë më të madhe të fëmijëve të tyre.

Sipas menaxherit të projektit “Ndërtimi i trotuarit për këmbësor në Lagjen Dushkajë dhe ndriçimi publik në disa lagje të qytetit”, trotuari do të ndërtohet në gjatësi prej 2150 metra, ndërsa do të përfshijë rrugët: ,,Dëshmorët e Kombit” si dhe rrugën “Ismajl Raka”, kurse ndriçimi do të përfshijë rrugët “Dëshmorët e Kombit”, “Ismajl Raka”, Vëllezërit Çaka”, “Remzi Zharku” si dhe hyrjen e qytetit të Kaçanikut. Projekti në tërësi do të kushtojë 122 mijë 466 euro, ndërsa në këtë shumë DEMOS ka ndarë 74 mijë e 95 euro, kurse komuna ka ndarë 48 mijë e 370 euro. Projekti DEMOS, ka ndarë këtë shumë për Komunën e Kaçanikut, duke vlerësuar performancën komunale për vitin 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …