Vazhdojnë punimet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Bair

Ka filluar faza e dytë e punimeve në  Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Bair të Mitrovicës  përkatësisht afër ish Jetimores. Projekti, të cilin do ta financoj  Ministria e Shëndetësisë, do të ofroj shërbime  shëndetësore për banoret e lagjes Bair dhe qytetarët tjerë që jetojnë afër kësaj lagjeje.

Me rregullimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Bair, po bëhet edhe një hap tjetër drejt ofrimit të shërbimeve shëndetësorë  për qytetarët në lagjet ku ata jetojnë.

“Ne jemi të përkushtuar që qytetarët të  marrin shërbime sa më të afërta dhe sa më të mira të mundshme. Është  duke u punuar në drejtim që edhe në zona të tjera ku është e nevojshme të fillojmë me rritjen e kapaciteteve shëndetësore, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira shëndetësore”, ka thënë drejtori i Shëndetësisë, Muhedin Osmani.

Ndërsa, përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, Arif Alimusaj, tha se Ministria e Shëndetësisë e ka mbështet këtë projekt, duke e parë se ka qenë e nevojshme, por njëkohësisht është edhe në vazhdën e  objektivave që ka Ministria e Shëndetësisë për të ofruar qytetarëve shërbime  sa më efikase. Ai  tha se Ministria në bazë të planeve edhe në të ardhmen do të mbështesë edhe projekte të tjera.

“Në kuadër të planeve tona që kemi për të  ngritur cilësinë e shërbimeve për qytetarët në sektorin shëndetësor, ne kemi vendos me e përkrah këtë projekt. Qëllimi  kryesor i këtij projekti është që qytetarët  të  kenë qasje në shërbime shëndetësore, sa më afër vendbanimeve”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, tha se në këtë QMF do të kryhen shërbimet e zakonshme shëndetësore, si shërbimet e vaksinimit, stomatologjisë etj, si dhe do të ketë laborator të analizave, pastaj mund të jepen  infuzionet etj.

Për përfundimin e punëve në QMF- Bair, Ministria e Shëndetësisë ka kontraktuar kompaninë Astra-Plan e cila do të jetë përgjegjëse për kryerjen e punëve dhe pritet që punimet sipas planit dinamik  të përfundojnë brenda 60 ditëve. I gjithë projekti financohet nga Ministria e Shëndetësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …