Vazhdojnë punimet në rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në Han të Elezit

Vazhdojnë punimet në rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në Han të Elezit.

Sipas përgjegjësit nga kompania “Teuta” e cila është duke e implementuar këtë projekt, janë realizuar 70% e punëve të planifikuara në rrjetin primarë, kyçjen e lidhjeve, vendosjen e njehsorëve si dhe rregullimin e bazenit akumulues.

Ata u deklaruan se tashmë kanë siguruar lejen nga KEDS-i për vendosjen e trafos për furnizimin me rrymë elektrike të fabrikës së ujit që do të ju mundësonte edhe fillimin e punëve në këtë impiant.

Zotimi i tyre është se punët do të përfundojnë ashtu siç janë të planifikuar me kontratë, deri në fund të këtij viti.

Për realizimin e këtij projekti do të investohen 453.137,27 euro, bashkëfinancim i Qeverisë Zvicerane me 300.000,00 euro dhe Komunës së Hanit të Elezit me 153.137,27 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …