Janë duke vazhduar punimet në rregullimin e platosë së Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, ku është bërë drenazhimi dhe më pas nivelimi i platosë me sheshin. Punimet i ka inspektuar edhe kryetari i komunës, Sokol Haliti i cili është njoftuar me punimet që janë bërë dhe që do të bëhen. Gjithashtu, në kuadër të këtij projekti, do të vendosën pllakat dhe do bëhet ngjyrosja e disa pjesëve ballore të këtij objekti, si dhe oborri i Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik
Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …