Vazhdojnë punimet në rrugën Deçan-Plavë

Drejtori i Urbanizmit në komunën e Deçanit Ramë Melaj, drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik Fitore Shala, Shefja e Protokollit Dafina Cacaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë bërë inspektimin e punimeve në rrugën Deçan-Plavë, rrugë kjo e cila ka nisë në maj të këtij viti. Më këtë rast Drejtori i Urbanizmit Ramë Melaj, tregon se janë në fazën e ndërtimit të urave të cilat marrinë më shumë kohë në ndërtimin e tyre. Në këto 14 kilometra rrugë të cilat do të ndërtohen brenda këtij viti do të ndërtohen 4 ura të mëdha. Sipas Melajt, punimet janë duke vazhduar nga kilometri i 6-të, ashtu siç është e paraparë në projektin e përbashkët me Ministrinë e Infrastrukturës, 14 kilometra do të asfaltohen brenda vitit 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …