Falë motit të mirë, po vazhdojnë punimet në rregullimin e rrugës kryesore të qytetit të Klinës sipas planit dhe dinamikës së paraparë. Kjo rrugë po merr një pamje gjithnjë e më të bukur. Njëkohësisht është duke u punuar edhe në ndriçimin e kësaj hapësire. Po rregullohet edhe shtegu për biçikleta.