leoni

Vazhdojnë punimet në rrugën që lidhë fshatin Kërvasari me Nishor

Në kuadër të ndërtimit të infrastrukturës rrugore në Komunën e Malishevës, ka filluar dhe po vazhdojnë punimet në ndërtimin e rrugës që lidhë fshatin Kërvasari të Komunës së Malishevës me fshatin Nishor të Komunës së Suharekës, rrugë e cila jo vetëm që lidhë por edhe shkurton rrugën mes dy fshatrave, për disa kilometra. Punimet në ndërtimin e kësaj rruge, i kanë inspektuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për Gjeodezi dhe Kadastër, Bashkim Krasniqi, të cilët janë ndarë të kënaqur me punimet që janë duke u kryer. Ata janë njoftuar nga operatori me ecurinë e punimeve që janë duke u bërë në këtë rrugë, punime të cilat sipas operatorit, janë duke u kryer sipas dinamikës së paraparë dhe pritet që shumë shpejt edhe të përfundojnë të gjitha punimet, deri në asfaltimin e saj. “Rregullimi dhe asfaltimi i kësaj rruge, ka qenë kërkesë e banorëve, pasi kjo rrugë ka rëndësi të madhe për banorët e Kërvasarisë, prandaj edhe kemi filluar me realizimin e këtij projekti. Kjo rrugë, jo vetëm që lidhë këto dy fshatra, por edhe lidhë dy komunat, edhe nga kjo pjesë, duke ju mundësuar banorëve të kësaj zone, që të lëvizin me lehtë dhe më shpejtë”, tha Berisha, sipas të cilit, kjo rrugë asfaltohet nga buxheti komunal i Malishevës dhe është e gjatë rreth 700 metra.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …