Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar rrugën bujqësore të Xhepës, që lidhë fshatrat Lubishtë dhe Ramnishtë. Përndryshe, punimet në këtë projekt janë duke vazhduar dhe banorët e dy lokaliteteve e vlerësojnë si shumë të rëndësishme, pasi që po krijohet një rrugë alternative që mundëson qasje më të lehtë në tokat e tyre.