Vazhdojnë punimet në rrugët e lagjeve periferike të qytetit të Skenderajt

Kanë filluar punimet në disa rrugë në pjesën e Skenderajt në drejtim të Klinës së Poshtme, degëzime të rrugës “Sala e Hamit Jashari”, si dhe në rrugën “Naim dhe Fidaim Musliu”.

Me rastin e fillimit të punimeve në këto rrugë, këtë pjesë të qytetit e ka vizituar nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorët e tij. Ai u shpreh i kënaqur me fillimin e punimeve në këtë pjesë të qytetit, duke respektuar nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Nura kërkoi nga banorët e këtushëm mirëkuptim që të mundësojnë ndërtimin e rrugëve cilësore, pasi ndërtimi i tyre më cilësinë dhe standarde do t’ju shërbej vet atyre.

Ndërkohë Nënkryetari Nura ka parë edhe punimet që po vazhdojnë në rrugën unazore “17 Shkurti”, projekt ky i një rëndësie të veçantë për Skenderajn.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …