Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dhe nënkryetari Sami Cacaj me bashkëpunëtorë kanë vizituar fillimin e punimeve në disa rrugë të fshatrave të komunës së Deçanit. Kompania “Lika Trade”, ka filluar punimet për asfaltimin e rrugëve në fshatin Strellc i Ulët, rrugë e cila është jetike për banorët e këtij lokaliteti sepse përveç se ju lehtëson qarkullimin banorëve të këtij lokaliteti, lidhë edhe fshatrat Strellc i Ulët, Strellc i Epërm me Lugun e Baranit dhe rrugën te Drumi i Telit!