Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma dhe Nënkryetarin Mazllum Qajani.
Në takim u diskutua për vazhdimin e formave të bashkëpunimit mes dy komunave, ndërsa përfaqësuesit nga Hani i Elezit i uruan Nënkryetarit të Komunës së Kaçanikut Ylber Bajra zgjedhjen e tij si Nënkryetar Komune. Gjatë këtij takimi u rikonfirmua edhe njëherë bashkëpunimi mes dy komunave në ngritjen e mirëqenies qytetare.