Vazhdon edhe sot procesi i regjistrimit të deputetëve të Legjislaturës VI të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i atyre që kanë mbetur pa u regjistruar nga java e kaluar. Regjistrimi i deputetit nuk është i paraparë me dispozitat e Kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe as me dispozitat e Rregullores së Kuvendit. Regjistrimi është një veprim administrativ për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për administratën e Kuvendit, ku përfshihen: kopja e kartelës bankare, kopja e letërnjoftimit, adresa e banimit dhe CV-ja. Këto dokumente mund të dorëzohen në Administratën e Kuvendit në çdo kohë të përshtatshme për deputetin. Mospërfillja i afatit të caktuar nga Kryesia e Kuvendit për regjistrimin e deputetit, nuk ka pengesa për pjesëmarrje të deputetit në seancën konstituive të Kuvendit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …