Në kuadër të procesit të formimit të Këshillave Lokale në Komunën e Malishevës, mbrëmë është mbajtur kuvendi i Këshillit Lokal të Carrallukës dhe Shkarashnikut, ku është votuar dhe është zgjedhur përbërja e këshilli, si dhe kryetari e nënkryetari. Kryetar i Këshillit Lokal është zgjedhur Remzi Hoti nga Carralluka ndërsa nënkryetar u zgjodh Liridon Thaçi nga Shkarashniku. Procesi i formimit dhe mbajtja e zgjedhjeve për këshillat lokal, monitorohet dhe mbikëqyret nga komisioni komunal i formuar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës, të cilët i njoftojnë anëtarët e kuvendeve të këtyre këshillave, me rregulloren për formimin e këshillave, procesin për zgjedhjen e këshillave dhe procedurat tjera.