leoni

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Vazhdon gjykimi kundër krerëve të UÇK-së, me marrjen edhe më tej në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur të Prokurorisë

Edhe sot  në Gjykatën Speciale,  në Hagë, vazhdon gjykimi kundër krerëve  të UÇK-së, gjatë luftës,  me marrjen në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur të Prokurorisë. Ai deri tani iu ka  përgjigjur pyetjeve të Prokurorisë dhe avokates  së viktimave, ndërsa tani po iu përgjigjet edhe  avokatëve të krerëve të luftës. Tri ditë më parë dëshmitari i mbrojtur ka folur për aktivitetin e  tij në  Lidhjen Demokratike të Kosovës që nga fillimi, por thotë se ka qenë edhe  pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dje gjatë pjesës së hapur për publikun ka treguar për organizimin e strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë viteve 90-të, të fokusuara në organizimin e LDK-së në komunën e Malishevës. Dëshmitari gjithashtu është pyetur nga prokurori për daljen e parë publike të UÇK-së, më 28 nëntor 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt. Dëshmitari ka pranuar se ka qenë i pranishëm  në atë ngjarje bashkë me anëtarë të tjerë të LDK-së, por i ngatërron datat dhe emrat e caktuar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …