Në një reagim të KMDLNj-së, thuhet se së fundi doli në opinion edhe një skandal, sigurisht edhe jo i fundit i Zyrës së Prokurorit të Specializuar për hetim, arrestim, gjykim dhe dënim ekskluzivisht në baza etnike. Zyra e Prokurorisë shkeli ligjin pasi ndikoi që Gjykata Speciale Raciste në Hagë, në mënyrë të kundërligjshme e bëri publike një aktakuzë të pakonfirmuar për të arsyetuar arrestimin e kundërligjshëm të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Veprim skandaloz kundër të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria. Ndonëse nuk ishte asgjëkundi me dosje paraprake, iu bëri presion mbrojtjes, të akuzuarve, familjarëve, opinionit dhe vet Gjykatës se do të jetë e gatshme për fillim të gjykimit në shtator të vitit 2021 në ndërkohë që as sot nuk është e gatshme për ta nisur procesin. Kërkoi 1869 orë për të prezantuar dhe mbrojtur aktakuzën, kohë që nuk e pati as Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte për ish-Jugosllavinë thuaja për të gjitha rastet. Shpiku dëshmitarë pa adresa, pa identitet sikur që futi në listën e dëshmitarëve edhe persona të vdekur. Futi në listën e dëshmitarëve e që intervistuan persona që në kohën e luftës ishin të moshës së një fëmije, pa i mbushur 10 vjet, thuhet mes tjerash në reagim.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …