Vazhdon kriza politike në vendin tonë për shkak të mosmarrëveshjeve mes pozitës dhe opozitës

Po vazhdon kriza politike në vendin tonë për shkak të mosmarrëveshjeve të thella mes pozitës dhe opozitës, lidhur me marrëveshjet të cilat kryeministri Isa Mustafa i ka nënshkruar në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, të cilat opozita i konsideron marrëveshje në dëm të Kosovës.  Partitë opozitare konfirmojnë për ditë  se nuk do të heqin dorë nga bllokimi i Kuvendit derisa Qeveria të jap dorëheqje ose të shpallen në zgjedhje të parakohshme. Kuvendi Kosovës  ka përfunduar pushimin e dimëror, dhe pritet që të thërras seancën e parë, në një kohë kur vendi përballet edhe me dy sfida të mëdha siç është miratimi i marrëveshjes me qeverinë Holandeze për themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së,  në Hagë dhe zgjedhja e kryetarit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …