Vazhdon lirimi i hapësirës publike në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë

Aksioni i nisur nga dje, po vazhdon edhe sot, me intensitet të shtuar, për lirimin e hapësirës publike, përgjatë rrugës “Ibrahim Mazreku” në qytetin e Malishevës. Ky aksion do të vazhdoj deri në lirimin e plotë të hapësirës publike, jo vetëm në këtë rrugë, për në tërë qytetin, dhe rrjedhimisht po vazhdohet edhe me realizimin e projektit për ndërtimin e kësaj rruge, përkatësisht fazës së dytë të projektit. Lirimi i hapësirës publike, është mirëpritur nga ana e qytetarëve, ndërsa më e rëndësishmja është se vet shfrytëzuesit janë duke e liruar hapësirën, dhe për këtë mirëkuptim, janë falënderuar nga ana e qeverisë komunale. Aksioni i lirimit të hapësirës publike në këtë rrugë, po përcillet nga zyrtarët dhe përgjegjësit e drejtorive përkatëse komunale, si dhe nga organet e rendit, dhe në të njëjtën kohë po zhvillohen të gjitha procedurat e nevojshme ligjore gjatë lirimit të hapësirës.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …