leoni

Vazhdon manifestimi nderë të 550-të vjetorit të SKENDERBEUT

Për nderë të 550-të vjetorit të SKENDERBEUT dhe 20-të vjetorit EPOPEJA E UÇK-së, fillojë manifestimi kulturor e shkencorë: “GJERGJI SOLLI SHPATËN E ADEMI FLAKËN”. Ky aktivitet filloi në Lezhë tek varri i Skenderbeut, ku të pranishëm në hapjen solemne ishin edhe drejtuesit e bashkisë së Lezhës, përfaqësues të shoqatave kombëtare, atdhetare, Dukagjini nga Shkodra, Malësia e madhe, Peja, Istogu, Shoqatat kulturore shqiptare, Lëvizja Kombëtare “MARTIN CAMAJ”, shkrimtar, poet, ansambli autokton “RUGOVA”, drejtues të muzeut dhe lidhjes së shkrimtarëve të Shkodrës, nga Skenderaj sh.k.a “DRENICA” etj. Pritje madhështore u organizua nga Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe,Tonin Marinaj në shënimin e 107-të vjetorit të ngritjes së flamurit kombëtar nga kryetrimi, Dedë Gjon Luli në Deçiç të Malësisë së Hotit. Manifestimi ka vazhduar edhe në qytetin e Tuzit. Këtë aktivitet e ka mbështetur Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe Kryetarët e Komunave: Pejë, Istog dhe Deçan. Ky aktivitet të hënën me fillim nga ora 14:00, vazhdon në qytetin e Deçanit. Ndërsa të martën përmbyllet në Kompleksin Memorial “ADEM JASHARI” në Prekaz, duke filluar me homazhe nga ora 12:00 dhe për të vazhduar pastaj me një program kulturorë artistik, në sheshin e qytetit të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …