Vazhdon pastrimi i pllakave përkujtimore, varrezave të dëshmorëve, martirëve dhe civile në Komunën e Rahovecit

Komuna e Rahovecit,  ashtu sikurse  gjatë vitit të kaluar edhe  gjatë vitit 2016, po vazhdon të pastroj, varrezave e dëshmorëve, martirëve dhe atyre civile.

Gjatë ditës së djeshme,  kompania e cila është kontraktuar nga ana e Komunës që të bëjë pastrimin e varrezave, ka pastruar varrezat në kompleksin memorial në fshatin Krushë e Madhe dhe varrezat civile të cilat janë në këtë fshat.

Fehmi Hoxha, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit shprehet se projekti ka të bëjë me pastrimin e pllakave përkujtimore të dëshmorëve, martirëve në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit.  Ndërsa varrezat civile janë pastruar apo do të pastrohen  në qytetin e Rahovecit dhe fshatrat Krushë e Madhe, Xërxe, Ratkoc dhe në Drenoc.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …