Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, Burim Bajrami po vijon vizitat në inspektim të punëve e aktiviteteve që po zhvillon drejtoria që udhëheq. Drejtori Bajrami vizitoi disa nga fermat komerciale dhe gjysmëkomerciale, ku po vazhdon procesi i korrigjimit të thundrave të kafshëve, duke u kujdesur kështu pikë së pari për shëndetin e tyre, proces ky që do të vazhdoj edhe ditëve në vijim në fermat komerciale dhe gjysmëkomerciale.