Vazhdon projekti për rregullimin e shtratit të lumit nga Rahoveci deri në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të komunës së Rahovecit ka njoftuar se janë vendosur pikat gjeodezike në bashkëpunim me gjeodetët dhe pronarët e parcelave private, një hap i rëndësishëm që i hap rrugë vazhdimit të projektit për rregullimin e shtratit të lumit nga Rahoveci deri në Fortesë.

Me këtë rast Drejtoria e Bujqësisë falënderon të gjithë pronarët e tokave private për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre deri më tani. Duke qenë se prona publike në këtë segment është e kufizuar dhe e pamjaftueshme, kërkojmë nga banorët dhe pronarët që të vijojnë të mbështesin organet kompetente, duke lejuar realizimin e punimeve të mëtejshme.

Ky projekt ka rëndësi jetike për banorët, pasi synon të përmirësojë infrastrukturën dhe mjedisin e zonës. Vetëm duke bashkëpunuar ngushtë, mund të arrijmë rezultate afatgjata që sjellin përfitime për të gjithë, thuhet në komunikatën e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të komunës së Rahovecit.

.

Kontrolloni gjithashtu

Edhe një shkollë e re në Kryeqytet!

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës Jehona Lushaku Sadriu përmes llogarisë saj në facebook …