Në vazhdimësi po mbahen ligjërata dhe seria e debateve online në mes të KFOR-it dhe nxënëseve të komunës së Vitisë, të udhëhequra përmes ndihmës së mësimdhënësve të gjuhës angleze dhe Rreshteres se ushtrisë amerikane, Deanne Wirkus, që tashmë janë mbajtur në shkollat e mesme të ulëta “Dëshmorët e Vitisë” në Viti , “Dëshmorët e Lubishtës” në Lubishtë, “Skender Emërllahu” në Ramjan duke u cilësuar nga të gjitha palët si shumë domethënëse dhe mbështetëse për fëmijët tanë. Sipas të dhënave nga drejtoria e Arsimit ato do të vazhdojnë edhe më tutje, e radhës do të mbahet në bashkëpunim me shkollën “Halil Alidema” ne Pozheran. DKA në Viti është shumë mirënjohëse për këtë bashkëpunim që është bërë në këtë kohë pandemie.