Vazhdon realizimi i ndërtimit të ujësjellësit për fshatrat e Malishevës

Njëri ndër projektet aktuale më të mëdha dhe më me rëndësi në Komunën e Malishevës, është ndërtimi rrjetit të ujësjellësit të Senikut, i cili pritet të furnizoj 12 fshatra me ujë për pije. Për ecurinë e realizimit të këtij projekti, është mbajtur një takim i përbashkët i Komunës së Malishevës, njësisë Hidroregjionit Jugor në Malishevë, Zyrës Zvicerane në Kosovë, CDI-së dhe operatorit, me qëllim të vlerësimit të punimeve të kryera deri më tani dhe vazhdimi i realizimit të këtij projekti. Sipas nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ishte prezent në këtë takim, pas diskutimit për ecurinë e deritanishme të realizimit të projektit, është bërë edhe një vizitë në terren, përkatësisht tek burimi i ujit në Senik. Berisha, tha se në takim është diskutuar për vazhdimin e realizimit të projektit, sipas dinamikës së paraparë, ndërsa gjatë vizitës është vlerësuar se punimet e deritanishme janë kryer sipas planifikimit dhe se janë ndarë të kënaqur me cilësinë e punimeve të kryere.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …