Vazhdon realizimi i projekteve kapitale dhe rregullimi i infrastrukturës në komunën e Malishevës

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, të cilën e ka drejtuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku. Në këtë mbledhje, u bë e ditur se është duke vazhduar realizimi i projekteve kapitale, sipas planifikimeve të bëra, dhe sipas listës së projekteve të miratuara nga Kuvendi i Komunës. “Dinamika e realizimit të projekteve po ecën sipas planit dhe afateve të parapara në asfaltimin e rrugëve nëpër fshatrat e Komunës së Malishevës, si dhe kanalizimeve të cilat janë në fazën përmbyllëse”, tha drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina. “Kjo dinamikë e realizimit të projekteve vazhdon me ritëm edhe në përmbushjen e kërkesave të blegtorëve të Komunës së Malishevës, ku pritet të subvencionohen edhe njëqind blegtor me makina mjelëse”, ka thënë drejtori i bujqësisë, Murat Hoxha, në raportimin e tij, po ashtu, sipas Hoxhës, në fushën e perimtarisë dhe pemëtarisë, janë shtuar ankesat për dëmet që u sollën ngricat e prillit, fermerëve në Malishevë, ku përveç  27 fermerëve që u ankuan dhe u inspektuan më herët, ankuesit e tashëm, paraqesin  dëmin në vlerë prej tetëdhjetë mijë euro. Sipas Drejtorit, Murat Hoxha vazhdon edhe aksioni për përkujdesjen ndaj qenve endacak, të cilët po sjellin mjaft problem, e këtij problem i shtohet edhe paraqitja e sëmundjes “gungore”, te kafshët, ku për pasojë ka pasur edhe ngordhje të gjedheve. Sipas drejtorit të Inspektoratit, nga sot ka filluar aksioni pesëditorë “T’i eliminojmë deponitë ilegale’’ të mbeturinave,  në Komunën e Malishevës. Ky aksion realizohet në bashkëpunim me GIZ-in, ka bërë të ditur drejtori i inspektoratit Fadil Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …