Vazhdon realizimi i projekteve të infrastrukturës në Kllodernicë

Komuna e Skenderajt po vazhdon investimet në disa projekte jetike në fshatrat e Skenderajt. Duke përcjelluar me interesim investimet në infrastrukturë, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka mbikqyrur punimet në rrugët e lagjeve të fshatit Kllodernicë.

Ai më këtë rast ka takuar një pjesë të banorëve të cilët i ka siguruar se projekte që po realizohen po monitorohen profesionalisht dhe vazhdueshëm nga institucionet kompetente dhe profesionale më qëllim të jetëgjatësisë së tyre Nura u shpreh i kënaqur me shkallën e realizimit të projekteve në disa fshatra, duke kërkuar intensifikimin e punimeve për të shfrytëzuar kushtet e favorshme meteorologjike.

Projekti i ndërtimit dhe asfaltimit të rrugëve të lagjeve të Kllodernicës, vije pas rikonstruktimit të rrugës së fshatit që lidh Kllodernicën me Turiqecin e Runikun, projket ky që është realizuar vitin e kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …