Forumi Rinor i Aleancës Kosova e Re, dega në Ferizaj, mbajti Kuvendin e vet zgjedhor. Në prani të një numri të madh delegatësh me shumicë votash u zgjodh kryesia dhe kryetari i kësaj dege. Kryetari i sapo zgjedhur Buletin Bajrami duke falënderuar delegatët për besimin e dhënë, deklaroj se të rinjtë në AKR nuk do të angazhohen vetëm gjatë fushatës zgjedhore, por ata do të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe proceseve politike. Gjatë punimeve të Kuvendit zgjedhor, gjithashtu u theksua se me qeverisjen e AKR-së, të rinjtë do të kenë kushte më të mira jetese, perspektivë dhe të ardhme më të mirë. Një kuvendi i tillë zgjedhor dje është mbajtur edhe në Mitrovicë, ku para një numri të madh delegatësh u zgjodh kryesia dhe kryetari i forumit rinor. Kryetar i kësaj dege të forumit rinor, u zgjodh Gjergj Beka, i cili falënderoi presidentin Behgjet Pacolli për hapësirën dhe mundësinë që po ua ofron të rinjve brenda AKR-së, për të kontribuuar në zhvillimin e vendit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …