Përmes projektit për “Rregullimin e rrugëve fushore në Komunën e Rahovecit”, janë duke vazhduar punimet për rregullimin-shtruarjen me zhavorr të disa rrugëve fushore në Rahovec. Aktualisht punimet janë duke u zhvilluar në Dejn, Dobidol, Vrajakë, Zoqisht dhe Hoçë e Vogël.