Vazhdon rregullimi i rrugëve në fshatrat e komunës së Mitrovicës

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në komunën e Mitrovicës,  deri më tani ka realizuar një sërë projektesh, në këtë sezon ka filluar me disa projekte të reja në krijimin e kushteve  sa më të mira për banorët e kësaj komune.

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, së bashku më drejtorin e Drejtorisë për Shërbimeve Publike, Besnik Beka, kanë vizituar fshatin Zabërxhë-Dedi, në mënyrë që ti shohin punimet nga afër të faze së parë.

Banorët e këtij fshati e falënderuan  përzemërsisht kryetarin  Bahtiri, për kontributin dhe përkushtimin e tij  të treguar ndaj banoreve të kësaj ane.

Kryetari Bahtiri, theksoi se autoritetet komunale janë të përkushtuara që të implementojnë projekte të ndryshme që do të ndikonin në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ai tha se rruga  është duke u shtruar sipas standardeve më të larta të kërkuara.

“Besoj që ndërtimi i kësaj rruge në këtë fshatë  ka rëndësi shumë të madhe,  pasi që ajo do të lehtësoj jetën e banorëve  dhe me këtë hap  do të ketë një qarkullim më me pak pengesa për automjete.

Autoritetet  komunale janë të angazhuara dhe të përqendruara në realizmin e atyre projekteve që duan zgjidhje të shpejtë”, shtoj ndër të tjera kryetari Bahtiri.a

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …