Vazhdon shfaqja e filmave vizatimor edhe për fëmijët parashkollor të fshatit Krushë e Madhe, Nagavc, Celinë, Ratkoc, Vrajak, Bratotin dhe Malësi e Vogël

Po vazhdojnë aktivitet e mbajtjes së shfaqjes së filmave vizatimor edhe për fëmijët parashkollor të fshatit Krushë e Madhe, Nagavc, Celinë, Ratkoc, Vrajak, Bratotin dhe Malësi e Vogël të komunës së Rahovecit. Këto aktivitete janë duke u organizuar nga DKRS dhe në vazhdimësi janë duke u përcjellë edhe nga Biondina Kleqka, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit. “Kushtet e vështira për improvizime të tilla, nuk e pamundësuan realizimin e aktivitetit dhe përderisa, dihet ndikimi i përrallave në zhvillim të aftësive kognitive të të vegjëlve tanë, ne si komunë do të punojmë sa më shumë në këtë drejtim, në mënyrë që formimi i identitetit, i ndikuar nga personazhet të jetë sa më konform moshës së tyre. Shpresoj, që viti i ardhshëm do na gjejë më mirë edhe në këtë aspekt”, ka thënë ndër të tjera drejtoresha Kleqka.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …