Vazhdon trendi i rritjes së importit të mallrave nga Serbia. Kjo ka bërë që vetëm në pesë mujorin e parë të këtij vitit, vlera e prodhimeve të Serbisë që kanë hyrë në Kosovë të arrij në 130 milion euro. Kjo shifër është për 25 milion euro më e lartë se sa vlera e prodhimeve që ka shit Serbia në Kosovë për 5 muajt t parë të vitit 2021. Njohës të ekonomisë kanë deklaruar se ky importim është më i larti në katër vitet e fundit. Duke komentuar këto të dhëna, kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi ka thënë se mungon vullneti i Qeverisë së Kosovës për subvencionimin e prodhuesve vendor, e cila do të ndikonte në uljen e importit nga shteti serb. Njohës të ekonomisë kanë vlerësuar se këto të dhëna tregojnë më së miri se Lëvizja Vetëvendosje ka shkelur parimet e saj, të dhëna gjatë kohës kur ishte në opozitë dhe kundërshtonte importimin e mallrave nga Serbia. Agjencia e lajmeve “Kosovapress” njofton se ka kërkuar përgjigje nga Doganat e Kosovës për këtë rritje të jashtëzakonshme të importimit të mallrave nga Serbia por nuk ka marr përgjigje.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …