Vazhdon zgjedhja e kryesive dhe kryetarëve në fshatrat e Malishevës

Ka vazhduar mbajtja e zgjedhjeve në fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Malishevës, ku janë duke u zgjedhur kryesitë dhe kryetarët e tyre. Të hënën janë mbajtur zgjedhjet në fshatrat Berishë, Fshat i Ri, Shkarashnik, Gollubovc dhe Plloqicë, ndërsa procesi i zgjedhjeve është monitoruar nga komisioni komunal, për organizmin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në fshatra dhe vendbanime.

Në Berishë, kryetar i fshatit është zgjedhur Eshref Berisha, në Fshat të Ri, kryetar është zgjedhur Arton Zogaj, në Shkarashnik, kryetar është zgjedhur Milaim Thaçi, në Gollubovc, është zgjedhur Hasan Morina dhe në Plloqicë, është zgjedhur Gani Thaçi.

Pjesa dërmuese e fshatrave të Komunës së Malishevës, tashmë i kanë zgjedhur kryesitë e reja dhe kryetarët, të cilët do ti përfaqësojnë ata në katër vitet e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …