Ka vdekur nga një sulm kardiak, ish-eprori i lartë i UÇK-së, Shaban Drgaj. Ai ishte lindur në vitin 1958 në Leqinë të Drenicës. Kishte mbaruar Akademinë Ushtarake në Sarajevë dhe kishte shërbyer si epror ushtarak në ish-armatën e RSFJ-së. Me fillimin e luftës së UÇK-së, Shanban Dragaj në fillim të muajit prill të vitit 1998, bashkë me të vëllain Musën, iu bashkua radhëve të saj. Si pjesëtar i UÇK-së, ka marrë pjesë në betejat e Zonës operative të Dukagjinit, Të Pashtrikut në Malet e Berishës dhe në Drenicën jugore. Pas mbarimit të luftës, Dragaj ka shërbyer në institucionet e Republikës së Kosovës. Ishte inkuadruar edhe në poltikë dhe ka qenë kandidat për kryetar të komunës së Mitovicës. Shaban Dragaj ishte njeri shumë i dashur dhe i respektuar në Mitrovicë, Drenicë e më gjerë. Kudo që ka punuar është shquar për angazhim e profesionalizëm dhe raporte shumë të mira e korrekte me kolegë e bashkëpunëtorë. Ai la pas vete gruan me dy fëmijë.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …