Asambleja e Përgjithshme e Interpolit fillon më 26 shtator në Pekin. Gazeta e Beogradit “Veçernje novosti” shkruan se SHBA tashmë po përdor të gjitha forcat që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate. Në Pekin nga pala serbe do të jetë ministri i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq.
“Na pret një detyrë shumë e vështirë diplomatike, por jem i të bindur se me forcën e argumenteve tona do ta pengojmë qëllimin e Prishtinës dhe të aleatëve të saj që Kosova të bëhet anëtar i plotfuqishëm i Interpolit”, ka thënë ai. Asambleja e Përgjithshme të Interpolit do të mbahet nga 26 – 29 shtator.