Me rastin e manifestimeve përkujtimore. “Java e Dëshmorëve”, Komuna e Rahovecit organizoi Akademi solemne për dëshmorët e rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë rast në fillim të fjalimit të tij, kryetari, Idriz Vehapi drejtoi kritika për ish bashkëluftëtarët e dëshmorëve, për mos pjesëmarrje në këtë akademi. Jemi dëshmitarë se si u mbushën listat për statusin e veteranëve të luftës, por tani ku janë ata që nuk janë këtu për të përkujtuar dëshmorët e UÇK-së. Konsideroj që e kemi borxh që të paktën një ditë brenda vitit të kujtohet jeta dhe vepra e tyre në mënyrë institucionale, theksoi kryetari, Idiz Vehapi. Akademia u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj, në Rahovec.
