Partia FJALA

Vehbi Berisha akuzon zyrtarët e lartë publikë për keqpërdorim të fushatës në Drenas

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga Partia FJALA nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare ka akuzuar zyrtarë të lartë publik se po i keqpërdorin resurset e institucioneve shtetërore – publike për fushatë dhe aktivitete partiake në Drenas. Berisha tha se çështje e cila po na shqetëson neve si Parti FJALA por edhe elektoratin tonë, janë vizitat e zyrtareve të lartë publik, ministra si dhe drejtues të ndryshëm të institucioneve publike të cilët po i keqpërdorin resurset shtetërore në aktivitete partiake dhe kjo dukuri është shumë shqetësuese për ne sepse ato resurse shtetërore janë taksapaguesve të vendit e jo të tyre. Edhe pse kjo çështje fatkeqësisht nuk është e rregulluar me ligjin mbi zgjedhjet shpresoj se për ketë dukuri do të reagojnë edhe partitë tjera politike sepse kjo çështje po e benë garën për Kryetar të Komunës së Drenasit, garë të pabarabartë sepse kjo garë nuk është ndërmjet neve si kandidat dhe shtetit por ndërmjet kandidateve të subjekteve të ndryshme politike në Drenas.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …