Vējonis përgëzon Thaçin për zgjedhjen në krye të shtetit të Kosovës

Vējonis përgëzon Thaçin për zgjedhjen në krye të shtetit të Kosovës

Kryetari i Republikës së Letonisë, Raimonds Vejonis, i ka dërguar një letër urimi kryetarit të sapo-zgjedhur të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Në këtë letër, kreu i shtetit letonez shpreh bindjen se bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të vazhdojë të rritet në të mirë të të dy popujve. “Letonia dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie miqësore, dhe unë jam i bindur se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të rritet më tej në të mirë të popujve tanë. Shkëlqesia Juaj, ju lutem pranoni shprehjen e konsideratës time më të lartë, së bashku me urimet për paqe, prosperitet dhe sukses të vazhdueshëm për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj”, thuhet në telegramin e kryetarit letonez, Raimonds Vējonis.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …