172
Poemë
1.
Në perëndim, bota e lirë,
Sikur nuk e kupton dot!
Çdo me thënë: Errësirë!
Vendi derdhi gjak e lot!?
2.
Rrena doli për lëndine,
Dhunë e egër në Ballkan!
Njëri- tjetrin pas shpine
me dhëmbë e hanë!…
3.
Ka nisma të afrohen,
Ligjet s’ janë arkaike!
Aspak nuk zbatohen
në shtetet juridike!
4.
Sikur pujat* pas shiut
Mbinë varg shpifjet!
Tronditëse klithjet e fatziut
Kur në zjarr digjet!…
5.
Te Fqinji lajmet e rreme,
-Janë të përditshme!
Njeriu ndien dhembje
Në gjendjen e mërzitshme!
6.
Mbi prush të heshtjes
Pikon lot i Nënës sonë!
Nuk i trembemi vdekjes,
Ajo vjen herët a vonë!
7.
Malësori plisin e bardhë,
Bardh edhe qefinin!
Dardha pikë nën dardhë,
Mos e prekni kufirin!
8.
Prushi prapë u shprush,
Në Acar të egër janari.
Ariu u bardhë në fushë,
kërcënon përtej gardhi!
9.
Nuk qetësohet toka
Me varre të hapura!
Trimit i digjet koka,
për viset e pasura!
10
Feniksi u ringjall
Nga hiri i vet!
Pasi u dogj ngadalë,
U kthye në jetë!
11.
Në fund të durimit
Duke pritur gjatë,
Lindi Dielli i agimit
Mbi malin e lartë!
12.
Me fjalë mat e çmat,
Shenjë e fshehtësisë.
Nuk mendohet gjatë,
askush para Stuhisë!
13
Alfabeti germar
Ishte Dhuratë e kohës!
Për Shkollën e Parë,
Në gjirin e Korçës!
14.
Bregdetin e njohim,
Më s’ del Bajlozi i zi.
Çdo gjë larg e shohim
me sy e me dylbi!
15.
Po të shpoi Gjembi,
Qetë më nuk rri!
Kur shpërthen pezmi
Derdhet vreri i zi!
16.
Fort i trembet të ligës,
sidomos syrit të keq?
Nëna i flet të bijës:
mashtron Çdo dreq!
17.
Ra pushteti i egër,
Me vaje shkatërrimet!…
Bota është e vjetër,
Të reja mashtrimet!
18.
Nuk e deshëm mbretin
E vetëshpallur në Shqipëri!
Për vdekje e urrenim
Kralin gjakpirës në Serbi!
19.
Kudo rreth e rrotull,
me miq, e me shokë!
Ne nuk jemi popull
Që shtrihet për tokë!
20
Tinëzari ta afron arin
Kur dështon me fjalë!
Kur e përdorë zjarrin
Gjithë vendin e kallë!
21.
Në vatër Zjarri i shkimur
përsëri është ndezur!
Trimi i madh ka lindur
për të mos vdekur!
22.
Atdhtar demagogu
Nuk behet kurrë!
Këmbet te bërlloku,
S’ betohet në Flamur!
23.
Frikacakët e kanë lënë
Vendin e përflakur!
Rrallë herë janë zënë,
Kurrë s’ janë përgjakur!
24.
Çdo Lulëkuqe buzëqesh
Në blerim të kopshtit.
Tërë populli në shesh
I brohorit Kryezotit!
25
Forca jonë rritet
Në dritë të Bashkimit!
Vërshuan ndërtimet…
në vitet e çlirimit!
26.
Zogu i zemrës i lirë,
Fluturon larg prakut!
Rritet kjo hapësirë
në tokën e gjakut!
27.
Zogu vajton gjithmonë,
nuk mundet pa qiell!
Dihet, e kaluara jonë,
Ishte gjithnjë pa Diell!
28.
Mik natën më sheh,
Edhe në dritë të hënës!
S’ ka raki që më deh
Në prehër të Nënës!
29.
Rrugët më të gjata,
Hingëllon fort kali,
Saherë e zë nata
Në thellësi mali!
30
Për regjimin e egër,
Pushkë e Zhuj Selmanit!
E vente në shënjestër
Ballin e dushmanit!
31
Saherë skuqej Limi,
Bisha më larg kufirit,
Me dredhi ia mësyni
Edhe Grykës së Drinit!
32.
Disa larg vatrës gjithmonë,
Pleqtë i rëndojnë hallet!
Lulëzimi i kohës sonë:
Vendi prapë po ringjallet!
33.
Pragu i Atdheu i shenjtë,
Më pak kemi mbetur!
Na copëtuan të Mëdhenjtë
Me zjarr e me hekur!
34.
Ne jemi me këtë popull,
Djalli është me këdo!
Le të shikoj rreth e rrotull
Mbrojta është domosdo!
35.
Për Zanën më merr malli
Kur shkoj në bregdet!
Saherë ngjitem te Temali,
E ftoj të vijë në qytet!
36.
Vetëm në visin e vuajtjes
E errët kohë e shkuar!
Për t’ ju afruar të bukurës,
Si shqipe kam fluturuar!
Fund
*Pujat- kërpurdhat