Veli Veliu

VELI VELIU: FLORA JONE, KRENOHEMI ME EMRIN TEND

Në kohën e pandemisë, dy vjet të plota, për fat keq, pothuajse pushuan në tërësi veprimtaritë kulturore e letrare, por edhe jeta e mbyllur u kufizua shumë edhe në vendin tonë, si në shumë vende të tjera të botës! Duke përdorur masat e domosdoshme preventive, i pakësuan kontaktet në minimum edhe njerëzit e artit, kulturës e të shkencës! Gjatë kësaj kohe të pakohë, komunikimi u zhvillua me frikë, kryesisht nga distanca e afërt dhe e largët me telefonata! Pushuan përkohësisht veprimtarit e ndryshme kulturore e letrare; orë letrare, promovime librash, përvjetor të krijuesve të shquar të traditës, shënimi i ngjarjeve historike nga përudha më e largët dhe nga lufta e fundit çlirimtare!

 Për çudi, në fillim të këtij viti, pas agresionit rus në shtetin e pavarur të Ukrainës, pandemia pothuajse u harrua gati edhe në Kosovë, nga një e keqe më e madhe e njerëzimit edhe intelektualët e dalluar në fushën e krijimtarisë së vet janë të preokupuar me gjendjen politike e shoqërore në Kosovë sepse rusomëdhenjtë, në kokat e tyre e kanë krijimin e perandorisë cariste dhe me këlyshët e tyre në Serbi, kërcënohen ende se flaka e luftës do të bartet më vonë edhe në gadishullin ilirik dhe në shënjestër të tyre janë dy shtetet e pavarura e sovrane shqiptare në Evropë!

Pse po e përmendi luftën e mundshme edhe në hapësirën tonë jetësore, kur po promovohen veprat e botuara nga Zonja e nderuar Flora Brovina, shkrimtare dhe aktiviste e shquar e grave dhe mbrojtëse e fëmijëve jetim gjatë e pas luftës çlirimtare!? Ajo pas lirimit nga burgu në Serbi, falë angazhimit të faktorit ndërkombëtar, u përfshi edhe në jetën politike të Kosovës dhe menjëherë e dha ndihmesën e saj të çmueshme në drejtimin e  shtetit të tonë të ri, që u pranua nga shumica e shteteve anëtare të Kombeve të Kombeve të Bashkuara!

Serbia agresive e rrënuar dhe e varfëruar, pas katër luftërave që i humbi, u bombardua nga fuqia më e madhe ushtarake e botës, NATO, sot prapë po i kërcënohet me luftë të re kundër Bosnjës e Hercegovinës, Malit të zi dhe Kosovës! A është e mundur të shpërthej lufta në gadishullin tonë? A po rrezikohet prapë Kosova jonë nga një sulm ushtarak serb?!

Në këtë kohë krijuesit tanë e patën edhe një gëzim të veçantë me përurimin e lokalit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës në objektin e ri në Lagjen e Ardhacakëve në Prishtinë! Nga dita në ditë po promovohen vepra të reja letrare në gjini të ndryshme letrare, dhe në këto takime po marrin pjesë shkrimtarë që jetojnë  krijojnë brenda e jashtë Kosovës!

Edhe me këtë promovim të librave të botuara në Prishtinë në amfiteatrin e bibliotekës më të madhe, shkrimtarja dhe politikania jonë, dr. Flora Brovina, pak nga pak po ringjallet dukshëm jeta letrare e kulturore dhe po forcohet komunikimi njerëzor mes shkrimtarëve të brezave të ndryshëm dhe dashamirëve të librit!

Pra, edhe në këto rrethana jo aq të favorshme për krijuesit letrar, po botohen libra me vlera ideo- artistike e estetike! Gëzon fakti se në promovime marrin pjesë shkrimtarë dhe intelektualë që drejtpërdrejt merren me art, kulturë e shkencë! Kjo ngjarje e rëndësishme dhe me peshë kulturore e letrare që i kushtohet librave të zonjës Flora Brovina, i parket jetës së saj aktive në fushën e artit në këtë moshë kur një pjesë  krijuesve pushojnë të shkruajnë vepra të reja! E jeta e saj, siç e dimë të gjithë, për shkak të veprimtarisë atdhetare herë pas here ishte në rrezik në kohën e errët para e pas burgosjes nga pushteti okupues serb! Si intelektuale dhe shkrimtare e dalluar në letërsinë shqiptare, pushteti pushtues serb nuk e toleroi aktivitetin e saj politik! Prandaj edhe nuk i shpëtoi burgosjes dhe torturave çnjerëzore, për këtë arsye politika ishte një aspekt tjetër i jetës së saj!

Preokupimi i saj artistik ishte jetik sepse ka të bëjë me fatin e njeriut të këtij nën qielli dhe asnjëherë s’ u ndal së vepruari në dobi të popullit të vet! Ajo veproi guximshëm në rrethana shumë të vështira kur në çdo hap çdo veprimtar shqiptar e ndiqte pas hija e rrezikshme e vdekjes! Si pjesëmarrëse dhe dëshmitare e këtyre ngjarjeve të tmerrshme, kur bëhej pastrimi etnik i Kosovës dhe ushtrohej gjenocid në shumë mjedise të vendit tonë, ajo e dëgjoi vetëm zërin e ndërgjegjes të jap gjithçka mundet nga vetja e saj duke shqetësuar çerdhen e familjes së saj! Lufta ishte tepër e vështirë sepse u bë ndeshja e dy botëve për jetë a vdekje! Doktoresha jonë ishte e bindur se shpejt do të triumfojë e mira mbi të keqen, prandaj fatin e jetës së saj, si grua dhe nënë e pati lidhur me forcat përparimtare të vendit tonë!

 Gjithë ato sakrifica sublime e synonin lirinë, sepse e gëzuam për herë të parë në historinë tonë përkrahjen e fuqishme të forcave ndërkombëtare të botës demokratike! Zonja Flora, si mjeke e dalluar është mishëruar me profesionin e artistes dhe kënaqësinë personale e gjeti në veprimtarinë e dobishme politiko shoqërore, veçmas në mbrojtën e gruas së mbetur në rrugë dhe të fëmijëve jetim, që nuk kishin kulm mbi krye! E gjitha kjo bëhej nga ajo në kohë të pakohë për forcimin e moralit të njeriut tonë për t’ i rezistuar deri në fund një regjimi barbar serb! Koncepti individual i shkrimtares në fushën e bamirësisë u formua në kohën e duhur, prandaj u çmua shumë angazhimi i saj në terren, kudo që e ka kërkuar nevoja, ka vepruar me një zemërgjerësi të pashoqe! Kjo sakrificë sublime ka të bëjë në thelb me aktin konkret të humanizmit duke i dhënë ndihmë me barna, ushqim e strehim shtresave më të goditura të shoqërisë sonë!

 Efekti i punës së saj është matur me ndihmën konkrete që e ka dhënë për hallexhinjtë në rrethanat më të vështira të kohës mizore,  kur parimin jetësor e drejtonte sakrifica për qenien e pambrojtur! Në ato kushte e rrethana çnjerëzore ishte vështirë te arritja e qëllimeve utilitare që çmohen gjithkund në botë! Ajo ishte këmbëngulëse në veprimtarinë e saj dhe e zhvilloi tërë atë aktivitet shoqërore duke përdorur dijen që e kishte për emancipimin shpirtëror e shoqëror, me theks te veçantë te bota e gruas! Prandaj, në përurimin e veprave letrare në bibliotekë nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, me dorën në zemrën e hapur po them thjesht në shumës: Flora jonë, krenohemi sot me emrin tënd!

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …