Prizreni, qytet i madh afër kufirit,
Gjeografi arriti i lodhur pasdite!
Qytetarët i hiqnin të zitë e ullirit
Ndjekje e burgosje me vite!…
Jeta ishte bërë e padurueshme
Pas pushtimit serb me ushtri!
Prapë shpërngulje të dhunshme,
Nga Shkupi shkonin në Turqi!
2.
Jugu i nxehtë, vendi më i mirë,
Kolonizimi duhej të bëhej shpejt!
E rëndë jeta e mbytur në errësirë,
Toka merrej në fshat me dekret!
Të ndërrohej struktura e popullsisë
Ardhësit me familje vendosën!
Selakë* të pagdhendur prej malësisë
Me vendasit menjëherë u fjalosën!…
3.
Jovan Cvijiq* ballin e kishte ngritur,
Hartën në dorë në jugun e nxehtë!
Një sinjal nga miqtë e kanë pritur,
Serbia të gjej diku dalje deri në det!
Bjeshkët e Bekuara shumë të larta,
I shikonte gjatë me syrin e uritur!
Ditën s’ kalohen shtigjeve të gjata,
I mallkonte i dëshpëruari duke ikur!
4.
Studiuesi ish një vëzhgues terreni,
Nën sundimin turk shëtiti si turist!
Kërkonte një shteg të ri shoveni,
Majat e shkrepave ia lodhnin sytë!
Vetëm shpesët dhe dhitë e egra,
Pa shtigje endeshin poshtë e lartë!
Ngjiteshin thikë përmbi humnera,
Dhe ndaleshin pak në çdo shpat!
5.
Mendohej gjatë, e tërhiqte gomarin,
Si të gjendej një dalje për në det!?
Askush nuk e njihte mirë udhëtarin
Që ishte lidhur ngushtë me pushtet!
I lodhur fort kur u kthye në shtëpi,
Gjatë u foli miqve të vet në besim!
Atje do të depërtonim me ushtri,
e pakalueshme gryka e lumit Drim!
Pejë, maj 2002
…
Selakë, fshatarë të varfër e të paedukuar, të vendosur në pronat shqiptare pas kolonizimit!
Jovan Cvijiq, gjeograf e etnograf shovinist serb!
Drim – Drini, lumi ynë kombëtar! Nga Drim vjen emri Podrimja, shqip Anadrini!