Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë bisedimeve në Prishtinë kanë paralajmëruar krijimin e Unionit të bashkive-komunave kryesore shqiptare në rajon: Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Preshevë dhe Ulqini. Kjo nismë pritet të ndodhë para datës 28 Nëntor, Ditës së Pavarësisë të Shqipërisë. Këtë e kanë bërë të ditur, Shpend Ahmeti dhe Erion Veliaj, pas një takimi që e kanë mbajtur të martën, në fillim të vizitës dyditore të një delegacioni nga Tirana që po qëndron për vizitë në Prishtinë. Dy kryetarët e dy kryeqyteteve shqiptare gjatë takimit kanë diskutuar për projekte të përbashkëta, si dhe për shkëmbimin e përvojave nga të dyja qytetet, meqë edhe problemet e shqiptarëve kudo ku jetojnë në trojet e tyre, janë të ngjashme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …