Me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit, aksione për këtë qëllim janë realizuar edhe në Shqipëri. Gjatë pjesëmarrjes në këtë aksion, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se ndjehet i lumtur që gjendet në mesin e vullnetarëve të shumtë që po japin shembullin më të mirë se e duan vendin e tyre. Ai shtoi më tutje se Tirana sot është shumë herë më e pastër se më parë dhe se kujdesi për mjedisin shtrihet jo vetëm në qendër, por edhe në zonat rurale. Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët, që teksa përgatitemi t’i çojmë fëmijët në shkollë të hënën, mësimi më i madh është mësimi që japim me shembull personal. Nëse prindërit pastrojnë vetë, mbajnë pastër vetë, nuk lënë plehrat në ashensor, nuk ndotin poshtë pallatit, sigurisht që fëmijët e kanë marrë leksionin e parë para se të shkojnë në shkollë. Kështu që, mësimet më të mira janë ato që japim me shembull personal, theksoi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …