Veliaj: Situata me ujin e pijshëm, drejt përmirësimit

Veliaj: Situata me ujin e pijshëm, drejt përmirësimit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen për shtrimin e linjës së ujësjellësit në rrugën “Naim Frashëri”, projekt që konsiston në rikonstruksionin e rrjetit ekzistues, si dhe linjave të rrjetit shpërndarës në rrugicat që takohen me këtë rrugë, me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë.“ Ishim këtu para 2 javësh, duke u premtuar njerëzve që ka ose jo fushatë, ka ose jo pushime, në Bashkinë e Tiranës puna do të vijojë njësoj përditë. Sidomos në këto ditë të verës, ku ndihmohemi edhe prej faktit se disa nga banorët kryejnë pushimet e tyre”, tha Veliaj. Kryebashkiaku shtoi se ka një përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet dhe se masat kanë dhënë rezultat: “Lajmi i mirë është që situata me ujin e pijshëm është drejt përmirësimit. Jemi ndihmuar jashtë mase nga prerja e mijëra lidhjeve të paligjshme. I kërkoj qytetarëve që ta kursejnë ujin e pijshëm, pavarësisht se situata është përmirësuar. Uji i pijshëm sot është një mall, i cili vërtet në Tiranë ka koston më të lirë në treg, por gjithsesi është një mall që e ka një fund”. Kryebashkiaku deklaroi se grupet e Task Forcës do të vijojnë punën në terren për disiplinimin e përdorimit të ujit të pijshëm dhe u kërkoi drejtuesve të Bashkisë Kamëz dhe Vorë që të tregohen bashkëpunues për të ndaluar rastet e abuzimit me ujin e pijshëm. “Task-Forca për disiplinimin e ujit fokusohet kryesisht në zonat periferike, jashtë Bashkisë së Tiranës, në Babrru, në Paskuqan, në Kamëz. I kërkoj edhe kolegëve të bashkive të tjera, në Kamëz dhe në Vorë, që të kuptojnë se i kemi fatet e lidhura bashkë. Duke lejuar një vjedhje dhe një abuzim të rrjetit në bashkinë e tyre dhe duke lënë Tiranën pa ujë, nuk ndihmojnë, sepse njëherë tjetër do kenë ata nevojë për ujin e Tiranës, ku abuzimet nuk do ta mundësojnë”, tha Veliaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …