Sheshi “Skënderbej” do të inaugurohet zyrtarisht më 10 qershor. Lajmin e bëri të ditur sot kryebashkiaku Erjon Veliaj në krah të Kryeministrit Rama, gjatë një takimi me pensionistë e fëmijë në parkun e lojërave në liqenin artificial. “Me datë 10 qershor do hapim sheshin. Ka dalë shumë bukur. Këtë javë do testojmë shatërvanet që të shohim si kanë dalë. Kemi mbjellë shumë pemë që mos të ketë vetëm pllaka por t ë ketë edhe hije. Një pjesë e kemi bërë vetëm me ullinj, me fiq, me portokalle etj. Ai është vend fantastik për të dalë me patina, biçikleta etj”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.
