Agim Veliu

Veliu: Nuk do ta lejojmë askënd që të prishë raportet e Kosovës me miqtë ndërkombëtarë

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, gjatë tubimit elektoral në e fshatit Lluzhan të Besjanës ka deklaruar se nuk do ta lejojmë askënd që të prishë raportet e Kosovës me miqtë ndërkombëtarë. Ju e dini se në çfarë rrethanash u bë koalicioni dhe ju e dini si po funksionon ose nuk po funksionon ky koalicion në këto ditët e para. Nuk do të lejojmë që dikush të na prishë me miqtë tanë ndërkombëtarë e sidomos me SHBA. Dhe iu themi atyre se me qëllim apo pa qëllim po e bëjnë, por iu themi jo. Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu duke arsyetuar vendimin e tij për t’u dorëhequr nga pozita e kryetarit të komunës së Besjanës dhe për ta marrë postin e ministrit në qeverinë Kurti ka thënë se këtë lëvizje nuk e ka bërë për interes personal e as në krye në veti, po ka qenë në koordinim edhe me partinë edhe me kryetarin Isa Mustafën. Zgjedhjet për kryetar të Besjanës do të mbahen më 15 mars, ndërsa fushata parazgjedhore në mes partive politike do të zgjas deri më 13 mars.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …