Përhapja e variantit të ri të virusit korona – të cilin shkencëtarët e kanë pagëzuar “Omicron” ka shqetësuar qeveritë dhe ekspertët shëndetësor të vendeve anekënd botës. Ekspertët kanë thënë që ky variant i ri i virusit korona është dukshëm më infektues dhe kjo mund të bëjë që të kemi një valë të re të pandemisë me pasoja të shumta. Këto paralajmërime të shkencëtarëve i kanë shtyrë qeveritë e vendeve të ndryshme të ndërmarrin masa të reja me qëllim të parandalimi të përhapjes së këtij virusi. Virusi “Omicron” fillimisht është shfaqur në Afrikë por ditëve të fundit janë identifikuar të infektuar me këtë virus edhe në vende të tjera, sidomos në disa shtete të Evropës si në Gjermani, Britani, Çeki, Itali, Belgjikë, Holandë dhe shtete tjera. Qeveritë e shteteve ku janë paraqitur rastet e të infektuarve me virusin “Omicron” kanë ndërmarr masa kufizuese për ta parandaluar përhapjen e këtij virusi. Ndprkohë, edhe epidemiologu i shquar amerikan,Anthony Fauci ka theksuar se nuk do të habitej nëse mutacioni tashmë është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë
Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka …