Vendet anëtare të NATO-s konsiderojnë se është më mirë ta kenë Turqinë brenda sesa jashtë Aleancës Veriatlantike

Autoritetet e larta të NATO-s po përgatiten për një takim dy-ditor, i cili pritet të mbahet ditën e martë në Londër, me qëllim për të shënuar 70 vjetorin e themelimit të aleancës. Lufta në Siri dhe rreziku i vazhdueshëm nga Rusia do të jenë tema qendrore, por po ashtu do të bisedohet edhe lidhur me tensionet në rritje mes vendeve anëtare. Dy anëtarët kryesorë  të NATO-s, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia ishin pranë konfrontimit në Sirinë veriore muajin e kaluar, duke e tronditur aleancën. “Pozicioni i Turqisë në aleancën veri-atlantike, është i vështirë: Vendimi i Turqisë për t’u angazhuar në operacione ushtarake në Lindjen e Mesme kundër dëshirës së shumicës së aleatëve përfshirë Shtetet e Bashkuara; vendimi i Turqisë për të blerë pajisje ushtarake ruse. Mirpo anëtarët e  NATO-s thonë se është më mirë ta kemi Turqinë brenda sesa jashtë aleancës. Kohë më parë kryetari i Francës, Emmanuel Macron paralajmëroi se NATO po përjetonte “vdekje klinike” dhe i bëri thirrje Evropës të krijonte arkitekturën e vet të sigurisë, mirëpo komentet e tij u kritikuan nga Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …