Vendet e QUINT-it vazhdojnë të kërkojnë të mos bëhen përpjekje për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Vendet e QUINT-it vazhdojnë të kërkojnë të mos bëhen përpjekje për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it në vendin tonë kanë vazhduar të kërkojnë nga institucionet më të larta të vendit që të mos bëjn përpjekje për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Jemi thellësisht të shqetësuar me përpjekjet e vazhdueshme për të zhvlerësuar punën e Dhomave të Specializuara, si dhe vendimin e Presidentit për të falur tre të dënuar për vrasje në të ashtuquajturin “rasti i familjes Hajra”. Dhomat e Specializuara, në veçanti janë pjesë e rëndësishme e përkushtimit të Kosovës për sundim të ligjit dhe angazhimit të Kosovës për të adresuar krimet e kryera në territorin e saj”, thuhet në deklaratën e QUINT-it. Sipas ambasadorëve të vendeve të QUINT-it në vendin tonë, nuk ka ka asnjë arsye për të penguar punën e Dhomave të Specializuara dhe ftojmë secilin kryesues të institucioneve, udhëheqës të partive apo deputet, të heqë dorë nga çdo tentim për të shfuqizuar apo rinegocuar çfarëdo pjese të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Një veprim i tillë vë në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës për sundimin e ligjit dhe rrezikon të gjitha arritjet e Kosovës. Kjo i vë interesat e individëve mbi interesat e shoqërisë kosovare.” – thuhet më tej në deklaratën e vendeve të QUINT-it.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …