Pas tre muajsh krize shëndetësore, të dhënat e akumuluara kanë zbuluar se në Europë vendet që konsiderohen zakonisht më të varfra kanë qenë më pak të prekura nga koronavirusi. Duke parë Indeksin e Përgjigjes së Qeverive për Reagimin ndaj Pandemisë të Universitetit të Oksfordit, i cili u jep 100 pikë vendeve që kanë hyrë në karantinë maksimale, Shqipëria ka 84 pikë, Sllovakia 71 pikë, Rumania 67 pikë, Polonia 60 pikë, Hungaria 59 pikë dhe Greqia 57 pikë. Sistemet e dobëta shëndetësore i bëri vendet e Europës Juglindore më largpamëse dhe më pak të brishta. Sipas të dhënave të Worldometer, Shqipëria sot ka vetëm 11 vdekje për milion banorë, në krahasim me 536 vdekje në Britaninë e Madhe. Greqia ka 16 vdekje për milion banorë, Belgjika 795, Sllovakia 5 të vdekur, Francë 432, Zvicra 220 të vdekur, Rumania 60. Gjermani 99, ndërsa Polonia 60. Një pandemi globale nuk është sigurisht konteksti i përshtatshëm mbi vlerën e përulësisë dhe maturisë dhe rreziqeve të qenësishme të vetëbesimit të tepërt. Por vetëdija për brishtësinë e tyre duket se i ka bërë vendet si Shqipëria ose Greqia një shërbim i shkëlqyeshëm.
(Gazeta Si)