Qeveria e Kosovës e drejtuar nga nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e mban sot mbledhjen e radhës se saj

Vendi me shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë ka Qeverinë më të madhe në numër dhe më të pasur në rajon

Edhe pse Kosova është  vendi me shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë, zyrtarë të lartë të institucioneve shtetërore, të cilët prijnë për kah pagat e larta, nuk e kanë problem të sigurojnë dhe mbajnë 2 e më shumë vende pune, apo ka edhe raste kur një zyrtar ka tetë vende pune. Sipas raportit të fundit të Publikuar nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, thuhet se janë identifikuar 1873 zyrtarë të lartë publikë që ushtrojnë më shumë se një funksion. Sipas agjencisë, një zyrtarë i lartë ushtron tetë funksione, 2 persona kanë nga shtatë pozita të ndryshme, po ashtu 2 zyrtarë të tjerë mbajnë gjashtë vende pune, 13 zyrtarë mbajnë për të njëjtën kohë 5 funksione, 37 të tjerë gëzojnë katër puna të ndryshme, me nga tre pozita janë 366 zyrtarë, kurse me nga dy funksione në Kosovë janë 1451 zyrtarë të lartë shtetërorë. Kosova ka numrin më të madh të ministrave, madje krahasuar edhe me vendet më të mëdha e më të fuqishme të botës. Pagat e zyrtarëve të lartë shtetëror edhe ashtu konsiderohen të lartat në rajon. Paga e kryeministrit të Kosovës është 2950 euro në muaj, zëvendës-kryeministrave 2,500 euro, ministrat në qeverinë e Kosovës pagë mujore kanë 2,000 mijë euro, kurse zëvendës-ministrat që janë rreth 80 syresh,  pagë mujore marrin 1,150 euro në muaj, po aq sa paguhen edhe sa e sa të quajtur koordinatorë…

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …